![](https://cityradio.al/wp-content/uploads/0_American-Ballet-Theaters-June-Gala-and-New-York-Premier-of-Like-Water-for-Chocolate-New-York-US.jpg)
Këngëtari legjendar Mick Jagger është fejuar me të dashurën e tij, Melanie Hamrick pas një periudhe të gjatë lidhjeje. Spekulimet nisën muajin e kaluar. Melanie tregoi me të qeshur se mbante në dorë një “unazë premtimi” nga këngëtari i Rolling Stones në gisht.
Por miq të tyre thonë se ish-balerina, e cila e takoi Mick-un në vitin 2014 dhe është nëna e fëmijës së tij të tetë, pranoi gjatë një udhëtimi në New York se janë fejuar.
“Melanie ishte në Teatrin Amerikan të Baletit kur u tha miqve se ishte fejuar me Mick-un. Ajo ishte shumë e qartë se unaza ishte unazë fejese dhe se këngëtari është tashmë i fejuari i saj”, tha një burim për the Mirror.
![Rolling Stones' Mick Jagger, 79, is 'engaged for the third time' to Melanie Hamrick, 36 | Daily Mail Online](https://i.dailymail.co.uk/1s/2023/07/02/00/72754511-12255139-image-a-104_1688255760748.jpg)
Kujtojmë që më herët Mick ka qenë i martuar nga viti 1971 deri në 1978 me Bianca Perez-Mora Macias. Pas divorcit ai i propozoi supermodeles Jerry Hall, me të cilën pati marrëdhënie nga viti 1977 deri në vitin 1999.
Kështu Hamrick është e treta në listë. Mediat shkruajnë se deri më tani nuk ka plane për dasmë. Këngëtari është 43 vite më i madh se ish-balerina. Ai është 79 vjeç dhe ajo 36.
Këngëtari legjendar ka fëmijë me Melanie, Bianca-n, Jerry-n, por dhe me aktoren Marsha Hunt e modelen Lucian Morad Gimenez.
-
Amber Heard flet pas rikthimit në aktrim: E paharrueshme!
-
A duhet lënë kondicioneri ndezur gjatë natës?