Mbështetja në rënie për Joe Bidenin dhe fuqizimi gjithnjë e më shumë i rivalit të tij kryesor republikan Donald Trump në zgjedhjet paraprake po i detyron demokratët të shohin të tjera mundësi për të mbajtur Shtëpinë e Bardhë.
Michelle Obama, ish-zonja e parë, bashkëshortja e ish-presidentit Barak Obama po shihet si një alternativë e fortë e tyre që mund ta verë republikanin Donald Trump në pozita shumë të vështira.
Pak ditë më parë ishte e përditshmja me profil konservator Nju Jork Post që hodhi dyshime se ish-zonja e parë po përgatitet për t’u përfshirë në garën presidenciale të demokratëve. Tashmë në shumë media ndërkombëtare diskutohet se i mundshëm është ky variant.
60-vjeçarja nuk është përfshirë në garën e zgjedhjeve për kandidaturën presidenciale të demokratëve, por një prej skenarëve më të mundshëm është që Joe Biden të tërhiqet nga gara dhe delegatët që ai siguron në zgjedhjet paraprake, të votojnë Michelle Obamën në konventën e demokratëve për kandidaturën presidenciale.
Michelle Obama nuk e ka fshehur ambicien e saj në të kaluarën, ndërsa gëzon popullaritet të lartë falë edhe trashëgimisë politike të bashkëshortit të saj, i shquar për reformat në mbështetje të shtresës së varfër dhe emigrantëve.
- Protestat në Francë, fermerët bllokojnë autostradat
- New York-u shpall mediat sociale si rrezik për shëndetin publik