Header

Met Gala/ A do të marrë pjesë Paris Hilton?

Ylli i njohur i ekranit, Paris Hilton do të jetë pjesë e eventit Met Gala këtë vit. Trashëgimtarja, DJ dhe autorja do të marrë pjesë në natën më të madhe të modës për herë të parë këtë vit, ka konfirmuar PageSix. Burimet thanë se Hilton e mori ftesën e lakmuar nga “Vogue” detajet e së cilës po mbahen ende të fshehta.

Paris ka qenë mikeshë me stilistin e ndjerë Karl Lagerfeld, jeta dhe puna e të cilit janë fokusi i ekspozitës shoqëruese të Institutit të Kostumeve Met këtë vit.

Ajo ka një koleksion të tërë madje me çantat e shtëpisë së modës prej vitesh, si dhe ka pozuar me Lagerfeld në një festë në Dom Perignon në vitin 2006 së bashku me shoqen dhe ish-punonjësen e saj Kim Kardashian, e cila gjithashtu do të jetë e pranishme.

You may also like ...