Header

Mes aludimeve për ndarjen nga Olsi, Egli Tako reagoi ashpër për herë të parë!

Aludimet për ndarjen e Olsi Bylykut dhe Egli Takos kanë nisur prej kohësh. Në rrjet janë diskutuar arsyet që kanë çuar në ndarjen e çiftit dhe Egli sot ka reaguar për herë të parë në lidhje me to.

Ajo është drejtuar ashpër, duke u shprehur se do të procedojë penalisht për lajmet e pavërteta që cënojnë familjen e saj.

Kisha vendosur në mënyrë kategorike të mos bëja asnjë prononcim sa i takon jetës sime private! Por meqenëse puna erdhi deri në këtë pikë, nuk mund të hesht më! Të nderuara PORT’HALE, dhe të gjithë ju që mbase jo për klikime po për pak vëmendje nëpër tavolina, komentoni mbi emrat tanë, ky status është për ju! Ne kemi marr përsipër rriskun për të qenë figura publike, e të komentohemi në rrjet, të abuzohet me trillime, me aludime e me ofendime (se këtu jetojmë) por familjarët tanë JO! A jemi ndarë, a jemi lidhur, a jemi zënë, a jemi lidhur, a jemi zënë, a jemi bashkë, a kemi probleme, a jemi të lumtur është PUNA JONË DHE ARSYET TONA! Keni abuzuar mjaftueshëm me tituj nga më të të ndryshmot me emrat tanë, por me familjarët, JU PREMTOJ se ju ndjek penalisht e nuk lodhem derisa t’ju shoh aty ku e keni vendin! Mjaft e shitët veten kaq lirë!”- ka shkruar ajo në “Instastory”.

You may also like ...