Angela Merkel rezulton negative në testin e koronavirusit. Kancelarja gjermane prej dy ditësh ndodhej në karantinë për shkak se kontaktoi një doktor të premten që rezultoi më pas pozitiv.
Merkel ka qëndruar e mbyllur ku ka kryer edhe detyrën e saj. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e saj Steffen Seibert, e cila ka thënë se kancelrja ka rezultuar negative në testin e parë ndaj COVID-19.
Kancelarja Angela Merkel vendosi që vullnetarisht të futej në karantinë në shtëpi, pas konfirmimit të lajmit për infektimin e mjekut.
Për infektimin e mjekut të saj ajo është informuar pas përfundimit të konferencës me gazetarë