Një fustan që nuk u zgjodh rastësisht. Meghan Markle ishte krah bashkëshortit të saj teksa ai mori një çmim special në Hollywood me një fustan jashtëzakonisht të ngjashëm me atë që ajo veshi natën e dasmës.
Princi Harry u nderua me çmimin ‘Pat Tillman’ për angazhimin e tij për të mbështetur veteranët me Lojërat Invictus, gjatë ‘ESPY Awards’, një shfaqje shumë e njohur në Shtetet e Bashkuara në të cilën nderohen atletët më të mirë të vitit.
Kur u njoftua lajmi se çmimi kushtuar kujtimit të futbollistit që u bashkua me ushtrinë dhe më pas vdiq në Afganistan në 2004 do t’i shkonte Harryt, Mary Tillman, nëna e sportistit, kritikoi zgjedhjen sepse princi sipas saj është një personazh “kontrovers dhe përçarës”. Me këto premisa, çifti tashmë i mësuar të përballet me stuhitë mediatike, domosdo duhej të bënte një front të përbashkët edhe me veshjen.
Mbërritja në mbrëmjen gala me një fustan që ngjan jashtëzakonisht me atë të veshur në dasmë mund të jetë pjesë e një strategjie: qetësuese për Harryn, shpërblyese për Meghan, interesante për të tjerët. Fakti që kishte gruan e tij në krah, e cila dukej se kishte dalë nga albumi i dasmës, sigurisht që do të ketë pasur një efekt inkurajues për Harry-n, i vetëdijshëm se ishte në qendër të vëmendjes (dhe polemikave).
- Vrasja e kineastes gjatë xhirimit të filmit, pushohet çështja ndaj Alec Baldwin. Aktori shpërthen në lot pas vendimit të gjykatës
- Spanjë-Angli/ Super kompjuteri parashikon se kush e fiton finalen e Euro 2024