Header

Meghan Markle refuzoi ribashkimin e ‘Suits’ në Golden Globes

Meghan Markle hodhi poshtë mundësinë për t’u ribashkuar me yjet e saj të ‘ Suits‘ në Golden Globes, ka zbuluar Page Six

Dukesha e Sussex-it ishte ftuar të takonte ish-anëtarët e kastit Patrick J. Adamas, Gabriel Macht, Sarah Rafferty dhe Gina Torres në skenë për të prezantuar Dramën më të Mirë TV, por ajo nuk ishte e disponueshme.

“E pyetëm dukeshën, por na thanë se, për fat të keq, ajo kishte një angazhim paraprak ”, tha një burim i Golden Globes.

Ndërkohë, komediani dhe prezantuesi Jo Koy beri bujë për një shaka ne lidhje me Markle dhe Princit Harry pak para se anëtarët e kastit të shkonin për të dhënë çmimin.

“Rezulton se Princi Harry dhe Meghan Markle do të paguhen ende me miliona dollarë për të mos bërë absolutisht asgjë – dhe kjo është vetëm nga Netflix”, tha ai me shaka gjatë monologut të tij.

Meghan luajti paraligjoren Rachel Zane në dramën hit “Suits” për shtatë sezone derisa u largua nga shfaqja në 2017 pasi filloi të takohej me Princin Harry.

“Suits” u transmetua nga viti 2011 në 2019 për 9 sezone dhe përjetoi një fazë të re suksesi dhe vlerësimesh të larta përmes Netflix vitin e kaluar.

You may also like ...