Meghan Markle ka kritikuar sërish mediat britanike. Shkak për këtë janë bërë shkrimet e këtyre të fundit për letrat e shkëmbyera mes Meghan dhe mbretit Charles të cilat thonë se kanë luajtur një rol të rëndësishëm për vendimin e saj për të mos marrë pjesë në kurorëzimin e 74-vjeçarit.
Duket se Meghan ka dashur të adresojë shqetësimet e saj tek Charles përmes disa letrave, por nuk i ka pëlqyer përgjigja që ka marrë.
“Dukesha e Sussex-it po vazhdon jetën e saj, duke mos menduar për letrat e shkëmbyera dy vite më parë”, tha një zëdhënës i Meghan.
“Çdo pretendim tjetër është i rremë dhe tërësisht qesharak. Ne inkurajojmë mediat që të ndalojnë cirkun që po krijojnë vetë”, vijon më tej zëdhënësi.
Princi Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin muajin e ardhshëm pa Meghan, e cila do të qëndrojë në Kaliforni së bashku me dy fëmijët. Harry dhe Meghan u larguan nga detyrat mbretërore në mars 2020, duke thënë se dëshironin të nisnin një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës larg vëmendjes së mediave.
- Kush e “rrëmben” sot finalen e madhe? Luizi dhe Dea Mishel përballë njëri-tjetrit
- Emily Ratajkowski flet për marrëdhënien me Harry Styles