![](https://cityradio.al/wp-content/uploads/Fa-estava-vendendo-lentes-de-contatos-que-22viram-show-de-Taylor-Swift22-por-US-10.000-930x620-1.webp)
Një fans i Taylor Swift ka nxjerrë në shitje lentet e tij të kontaktit për 10 mijë Dollarë. Lente kontakti që “kanë parë turneun ‘Era’ të Taylor Swift”, përshkruhet në faqen ku është postuar artikulli.
![The Eras Tour”: Fã tenta vender lentes de contato que “assistiram Taylor Swift” por R$49 mil - POPline](https://portalpopline.com.br/wp-content/uploads/2023/05/Taylor-Swift-2.png)
Sipas tij, lentet ‘kanë parë’ artisten duke performuar hitet e saj “Anti-Hero”, “Style” apo “Shake It Off” dhe janë listuar si “të përdorura”, por në “gjendje të shkëlqyer”.
![The Eras Tour”: Fã tenta vender lentes de contato que “assistiram Taylor Swift” por R$49 mil - POPline](https://portalpopline.com.br/wp-content/uploads/2023/05/Taylor-Swift-Fa-Lentes-de-contato-453x800.jpeg)
Fotot tregojnë lentet që ndodhen në pëllëmbën e dorës që blerësit e mundshëm të mund t’i shohin paraprakisht.
Përdoruesit e Twitter si dhe admiruesit e Swift kanë reaguar duke e quajtur si diçka argëtuese, ndërsa nuk kanë munguar etiketimet si “çmenduri”, “budallallëk” dhe “e turpshme”.
-
Rita Ora tregon frikën më të madhe që kishte kur familja e saj u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar!
-
Musk jep lajmin: Në krye të “Twitter” do të jetë një grua