Header

“Mbreti” i NBA-së mendon tërheqjen, LeBron James “trazon ujërat”

“Më duhet të mendoj shumë për veten time për sa i përket basketbollit dhe nëse do të vazhdoj të luaj”. Këto ishin fjalët e LeBron James menjëherë pas humbjes së Lakers ndaj Nuggets që rezultoi në eliminimin 4-0 nga finalet e NBA.

Përgjigja për të ardhmen e tij ishte më enigmatike se kurr dhe erdhi të shkundë ujërat e NBA-së. LeBron James sapo përfundoi sezonin e 20-të të karrierës së tij, por tani e ardhmja është e pasigurt.

Siç raporton Chris Haynes, është e pasigurt nëse ai do të jetë me Lakers sezonin e ardhshëm, madje edhe pensionimi shtë në planet e tij. diçka që bie ndesh me atë që “mbreti” ka menduar vitet e fundit, pasi ka theksuar shumë herë se dëshiron të jetë në të njëjtin ekip me djalin e tij Bronin.

Një deklaratë që në fakt erdhi pak orë pas pensionimit të mikut të tij shumë të mirë, Carmelo Anthony dhe tani mbetet për t’u parë nëse do të ketë një zhvillim përkatës me të ardhmen e tij në ditët në vijim, ndërkohë që Lakers janë në ankth.

Këtë sezon LeBron e përfundoi me 28.9 pikë, 8.3 kërcime dhe 6.8 asistime mesatare, duke arritur në finale me Lakers.

You may also like ...