Header

“Mbreti i Instagramit”, Cristiano Ronaldo kryeson listën e më të paguarve

Rrjeti social Instagram është kthyer në një biznes fitimprurës për shumë persona të famshëm.

Janë marramendëse shifrat e parave që fitojnë të famshit nga postimet e tyre në rrjetet sociale dhe më konkretisht, për një postim në Instagram.

Vitet e fundit, puna e influencuesit sjell tepër para, të cilat në disa raste i tejkalojnë kufijtë e imagjinatës.

Emisioni “Happ Day” është marrë me këtë çështje, e cila intriguese, pasi bëhet fjalë për shumat e egra që marrin influencuesit nga një postim në Instagram.

Në krye të listës është Cristiano Ronaldo, me portugezin i cili merr një shumëtë frikshme, por që normalisht tatohet.

Lista e personave që marrin më shumë para për një postim në Instagram:

Cristiano Ronaldo– 3 milionë dollarë

Lionel Messi- 2.5 milionë dollarë

Selena Gomez– 2.5 milionë dollarë

Kylie Jenner– 2.3 milionë dollarë

Dwayne Johnson– 2.3 milionë dollarë

Ariana Grande-2.2 milionë dollarë

Kim Kardashian– 2.1 milionë dollarë

Beyonce– 1.8 milionë dollarë

Khloe Kardashian-1.8 milionë dollarë

You may also like ...