Në Buckingham Palace, Mbreti Charles III nderoi grupin K-Pop Blackpink” me urdhrin e nderit të perandorisë Britanike, MBE, në prani të Presidentit të Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol gjatë vizitës së tij zyrtare shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar.
Jennie, Jisoo, Lisa dhe Rose patën nderin të takonin Mbretin Charles, i cili i dha çmimin. Anëtarët e grupit morën çmimet e tyre të nderit “MBE” për punën e tyre në rritjen e ndërgjegjësimit rreth ndryshimeve klimatike në Samitin e COP26 në Glasgow në 2021.
“Blackpink” bëri histori në korrik, duke u bërë grupi i parë K-Pop që kryeson një festival të madh muzikor në Mbretërinë e Bashkuar dhe doli në skenë në festivalin veror të “BST Hyde Park” në zemër të Londrës përpara një publiku prej 65,000 personash.
Që nga debutimi i tyre në 2016, “Blackpink” është bërë një nga grupet më të suksesshme të vajzave në botë, duke thyer rekorde të tilla si artistet më të shikuara në YouTube.
- Kush janë të famshmit me IQ më të lartë? Shakira në vendet e para
- Jamie Fox në telashe, akuzohet për ngacmim seksual