Koha më e mrekullueshme e vitit është zyrtarisht pranë nesh, sipas Mariah Carey!
Ikona e muzikës pop ka postuar një video në Instagram ku shfaqet brenda një blloku të madh akulli, gati për t’u “shkrirë”, pikërisht në kohë për të shënuar dhe nisjen e sezonit festiv të fundvitit. 54-vjeçarja thyen akullin me zërin e saj dhe fillon të këndojë këngën klasike të Krishtlindjes: “All I want for Christmas, is you”.
“Ka ardhur koha”,-shkruan ajo bashkë me videon e publikuar. Madje, ylli i muzikës do të jetë në turne me titull “Merry Christmas One And All!”, në qytete të ndryshme të SHBA-së, i cili do të zgjasë nga data 15 nëntor deri më 17 dhjetor. Rikujtojmë se kënga e saj është kthyer prej vitesh tashmë në një “himn” të festave të fundvitit.
- Libri me kujtime i Matthew Perry kryeson listat e ‘bestseller-ëve’ në SHBA dhe Angli
- Publikohet kënga e fundit e “The Beatles” me të katër anëtarët