Header

Margot Robbie prezanton shtëpinë e “Barbie”

Filmi “Barbie” pritet të jetë një ndër më të suksesshmit e kësaj vere. Për të zbuluar pak mw shumw  “Architectural Digest” vizitoi shtëpinë e kukullës së famshme, e cila është ndërtuar në përmasa reale vetëm për filmin. Vetë protagonistja Margot Robbie prezantoi shtëpinë e ndritshme rozë, e cila quhet “shtëpia e ëndrrave”.

Jo shumë praktike, por asgjë s’është e tillë për Barbie”, thotë Margot Robbie.

Regjisorja Greta Gerwig kujton edhe episode nga ndërtimi i shtëpisë. “S’mund t’ju them se sa takime kemi pasur për rozën. U ulëm me kaq shumë nuanca rozë. Dhe thoshim çfarë është roza dhe si ndërveprojnë nuancat e saj? Nuk doja të ishte klas… kur unë isha fëmijë më pëlqenin gjërat më rozë dhe më të ndritshme të mundshme”.

Qielli është gjithashtu artificial, pasi bota e Barbie nuk lidhet aspak me realitetin dhe duhet të jetë e kuptueshme që çdo gjë është false. Produktet e kuzhinës janë tërësisht të vizatuara, furça e saj e dhëmbëve apo krehri i flokëve janë të mëdha dhe ajo i përdor sikur dikush tjetër po kryen veprimin për të.

Një nga sfidat më të mëdha gjatë realizimit të shtëpisë ka qenë garderoba e Barbie. “Çdo ditë, veshja e Barbie është gati në garderobën e saj. Ajo hap dyert, gjithë çka duhet të bëjë është ta shohë, të rrotullohet dhe ndodhet në trupin e saj. Më pas ajo largohet dhe shfaqet veshja e ditës tjetër”, shprehet Margot Robbie.

Kur zgjohet në mëngjes, flokët e saj janë të rregulluar në mënyrë të përsosur, pizhamat pa asnjë rrudhë dhe ajo është plot energji për të nisur ditën”, shpjegon aktorja.

You may also like ...