![](https://cityradio.al/wp-content/uploads/download.webp)
Marc Anthony dhe Nadia Ferreira janë bërë prindër për herë të parë së bashku.
Fëmija ka lindur më 18 qershor; një ditë shumë e veçantë për Marcin pasi shënohet “Dita e Baballarëve”.
Marc dhe Nadia postuan po ashtu një fotografi bardh e zi, duke e mbajtur për dore foshnjën, ndërsa Marc mban në krahë të porsalindurin.
“Koha e Zotit është gjithmonë perfekte”, shkroi këngëtari. “Gëzuar ditën e baballarëve”.
Gjithashtu nuk dihet nëse foshnja është djalë apo vajzë, diçka që është mbajtur sekret që nga dita që të dy zyrtarizuan shtatzëninë.
Për Nadia, kjo është hera e parë që bëhet nënë, ndërsa për Marcin është hera e shtatë që bëhet baba.
-
Arnold Schwarzenegger: Do doja të bëhesha president i SHBA-së
-
Gerard Pique do të martohet me Clara Chia, pasi Shakira ndezi thashethemet për romancë me pilotin e F1