Header

Maluma nuk i shpëton trendit, goditet me patericë në skenë

Ylli kolumbian, Maluma nuk i ka shpëtuar “trendit” të fundit të fansave.

Reperi kolumbian Maluma, po performonte një nga këngët e tij gjatë një koncerti kur një fans hodhi papritur një patericë në skenë.

Këngëtari me stil, ja doli ta shmangte incidentin me të qeshur. Në një moment madje ai u përpoq të gjente fajtorin mes turmës, por më kot. Koncerti vijoi normalisht dhe këngëtari nuk mori asnjë lëndim. Sakaq pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit.

Ditët e fundit, kemi parë disa incidente të interpretuesve që goditen në skenë gjatë koncerteve. Harry Styles, Bebe Rexha dhe Adele mes artistëve të tjerë u janë hedhur objekte në skenë. Videot e njëjta po bëjnë ende xhiron e internetit.

You may also like ...