Madonna është ende duke u rikuperuar në shtëpi pas një infeksioni të rëndë bakterial që e çoi në intubim në Njësinë e Kujdesit Intensiv muajin e kaluar.
Kështu ka thënë Rosie O’Donnell, duke informuar fansat e mbretëreshës së popit për gjendjen e saj shëndetësore. Ai theksoi se Madonna është “mirë” pasi fansat e pyetën për të në Instagram.
“Ajo po shërohet në shtëpi, shumë e fortë në përgjithësi,” iu përgjigj O’Donnell një ndjekësi.
“Zoti e bekoftë, shpresoj të jetë mirë, nuk më intereson turneu”, ka shkruar një fans tjetër në Instagram, ku ish-prezantuesi i emisionit është përgjigjur: “Ajo është mirë”.
Shqetësimi u ngrit për Madonën kur menaxheri i saj njoftoi se mbretëresha e popit ishte shtruar në spital dhe intubuar gjatë natës. Më vonë u bë e ditur se ajo u gjet pa ndjenja në banesën e saj në Nju Jork.
- Jennider Lopez reagon ndaj kritikave për markën e saj “Delola”
- Coco Lee, i jep fund jetës në moshën 48-vjeçare