“Mos shkoni në Kanada, është shumë e mërzitshme!” Janë këto fjalët që këngëtarja Madonna, i drejton princit Harry të Anglisë dhe Meghan Markle.
Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, ajo kërkon që të mos jetojnë në Kanada, madje ju ofron apartamentin e saj luksoz në Manhattan, SHBA, me pamje mbi Central Park.
Madonna i propozon Harryt dhe Meghan që të mos largohen përfundimisht nga Britania e Madhe, edhe pse rojet e mbretërteshës Elizabeth i cilëson si “ca tipa me flokë të çuditshëm”.
Çifti janë zhvendosur në Kanada ku po mendojnë të jetojnë, pasi hoqën dorë nga detyrimet dhe përfitimet si pjesë e familjes mbretërore.