Këngëtari më i kërkuar i momentit, njëherazi edhe fenomeni i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli ka qenë i ftuari special së fundi në Kosovë, në qytetin e Gjakovës.
Teksa ditët e fundit në rrjet po aludohet se çifti Luiz dhe Kiara po kalojnë një krizë në marrëdhënien e tyre, kjo për faktin se moderatorja nuk është parë në koncertin e Luizit, këngëtari ka vendosur të të reagojë ndaj zërave në një mënyrë të veçantë.
Ai i ka bërë një dedikim të veçantë moderatores, teksa i ka kërkuar publikut të këndojnë së bashku këngën për Kiarën.
Ndërsa në Instagramin e tij, Luizi ka postuar një pjesë të performancës së tij, teksa ia dedikon partneres duke shkruar “Kiara ime” shoqëruar me një zemër.
- Restoranti “Të dua” në New York shpërndan ushqim falas për të pastrehët
- ‘Do e kisha mbytur në drru’/ I publikoi mesazhet private, Efi reagon lidhur me psikologen e saj