Header

Luizi “shpërthen” ndaj Ronaldos: ‘Do ngelesh pa punë’

Nisur nga puntata e parë e “Kepi i VIP-ave” është krijuar një konflikt midis Luiz Ejllit dhe Ronaldo Sharkës, pasi ky i fundit sulmoi Kiarën mbi prezantimin e formatit.

Teksa fillimisht postoi një video në Instastory-n e tij, duke thënë se do të dëshironte të kishte qenë pranë Kiarës gjatë xhirimeve, Luizi tashmë ka publikuar një tjetër sulm ndaj Ronaldos.

“Edhe pse ti dhe ca të tjerë që zgjohen e flenë me emrin tim meritojnë diçka tjetër, sapo të mbaroj xhirimet, hajde merri ato 5000€ meqë do ngelesh pa punë.”- ka shkruar ai.

 

You may also like ...