Header

Luizi publikon foto përkrah motrës dhe kunatit të tij: Familja ime është jeta ime dhe çdo gjë tjetër vjen në vend të dytë

Gjatë turit të tij të koncerteve në SHBA Luizi më në fund ka takuar motrën dhe kunatin e tij, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këngëtari ndodhet atje për një tur koncertesh dhe ditën e sotme ka ndaluar në qytetin ku jeton e motra.

Ndonëse në rrjet është përfolur sikur marrëdhëniet e tyre nuk janë aq të mira, nisur prej disa reagimeve dhe mosmarrëveshjeve të vogla nga të dyja anët gjatë qëndrimit të këngëtarit në shtëpinë e BBV, Luizi i ka mbyllur gojën të gjithëve përmes këtij postimi.

Krah motrës dhe bashkëshortit të saj, të cilët prej vitesh jetojnë në Amerikë ai ka treguar se familja tij është gjëja më e rëndësishme dhe më e pazëvendësueshme.

Luizi ka postuar një foto me motrën dhe kunatin dhe ka shkruar se për të familja është e para.

“Familja ime është jeta ime dhe gjithçka tjetër vjen e dyta, për sa kohë që është e rëndësishme për mua”, shkruan Luizi.

You may also like ...