Fëmijët nën 14 vjeç në Florida, SHBA, nuk do të lejohen më të kenë llogari në platformat e mediave sociale duke filluar nga 1 janari 2025, sipas një ligji të ri të nënshkruar nga guvernatori Ron DeSantis të hënën, disa javë pasi ai vuri veton ndaj një propozimi më kufizues.
Ligji gjithashtu kërkon që 14 dhe 15-vjeçarët të marrin pëlqimin e prindërve në mënyrë që të kenë llogari në mediat sociale.
“Mediat sociale dëmtojnë fëmijët në mënyra të ndryshme,” tha guvernatori republikan, duke vënë në dukje se legjislacioni i ri u jep prindërve një aftësi më të madhe për të mbrojtur fëmijët e tyre.
Po ashtu, projektligji kërkon që faqet e internetit pornografike ose seksuale të përdorin verifikimin e moshës për të parandaluar hyrjen e të miturve në faqet që janë të papërshtatshme për fëmijët.
10,000 dollarë, kaq mund të gjobitet një platformë në dëmshpërblim, për shkelje, nëse nuk fshin një llogari me kërkesë të një prindi ose kujdestari. Një prind ose kujdestar mund të kërkojë që një llogari të fshihet. Departamenti i Çështjeve Ligjore të Floridës mund të mbledhë deri në 50,000 dollarë gjoba civile, për shkelje, nëse një platformë dështon në përputhje me dispozitat e ligjit.
Florida është shteti i fundit mes shumë shteteve përfshirë Arkansas, Kaliforni, Luiziana, Ohio dhe Utah që me ligjin e ri do të zbatojnë rregullore që kufizojnë aksesin e fëmijëve në platformat e mediave sociale.
- Kate Middleton është nusja mbretërore më e arsimuar në 300 vjet
- Sagrada Familia do të përfundojë në vitin 2026