Header

Lindi në kohë koronavirusi, e quajnë Dezinfektues

Në Indi ka lindur një fëmijë në kohën e koronavirusit dhe prindërit e tij vendosën ta quanin atë “Dezinfektues” (Sanitizer).

Ata kanë zgjedhur këtë emër të çuditshëm për fëmijën e tyre që në të ardhmen kjo periudhë të kujtohet nga të gjithë.

Baba i fëmijës Omvir Singh shprehet se kur njerëzit të flasin për koronavirusin në të ardhmen, do të kujtohen se dezinfektuesit i shpëtuan dhe i biri do të jetë si shpëtimtar. Sipas mediave të huaja stafi mjekësor kanë mbetur të habitur kur çifti njoftuan emrin e fëmijës së tyre.
Kujtojmë se po në të njëjtin shtet, dy binjakëve të parur para pak javësh në jetë, jua vunë emrat Corona dhe Covid. Duket se izolimi e ka bërë të vetën.

You may also like ...