Header

Libër biografik për Taylor Swift, përshkruan disa nga momentet më kulminante të karrierës së saj

Taylor Swift arrives at the world premiere of the concert film "Taylor Swift: The Eras Tour" on Wednesday, Oct. 11, 2023, at AMC The Grove 14 in Los Angeles. (AP Photo/Chris Pizzello)

Fansat që duan të mësojnë më shumë për jetën e këngëtares së muzikës pop Taylor Swift, do të kenë mundësi ta bëjnë realitet ëndrrën e tyre.

Një libër i ri biografik që përshkruan disa nga momentet më kulminante të karrierës së saj pritet të dalë së shpejti.

“Sigurisht, Taylor Swift e meriton një libër biografik ”, është shprehur autori Eric Esquivel i cili ka përfshirë në libër edhe momentet kur artistja humbi të drejtat mbi këngët e saj, kur u largua nga shtëpia diskografike Big Machine në 2019, duke shkaktuar një mosmarrëveshje të gjatë publike me pronarin Scooter Braun.

Libri do të nxjerrë në pah disa karakteristika të Sëift, që edhe fansat më besnik të saj nuk dinë për këngëtaren e cila vlerësohet si një nga figurat e personazhet më të plotësuara e më me influencë në botë.

Libri komik do të dalë në treg më 13 Dhjetor dhe publiku do të ketë mundësinë ta lexojë në dy versione, atë online dhe print.

You may also like ...