Këngëtari Roland Hysi, i njohur për publikun si Landi i grupit “West Side Family”, së bashku me partneren e tij janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Landi, nëpërmjet dy fotografive të postuara në profilin e tij në Instagram.
Krahas postimit nuk kanë munguar as urimet nga miqtë dhe ndjekësit e tij të cilët janë të shumtë në numër.
Kujtojmë që edhe me fëmijën e parë lajmi erdhi si surprizë për ndjekësit pasi ai zgjodhi ta ndajë me këta të fundit në momentin që kishte ardhur në jetë.
- Temperatura deri në 29 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
- Selena Gomez zbulon nëse do të heqë dorë nga “Rare Beauty”