Header

Lady Gaga tregon si u bë pjesë e ‘Iluminatit’

Ylli i muzikës pop Lady Gaga ka tronditur me rrëfimin e saj të fundit ku shprehet se është penduar rëndë që e ka “shitur shpirtin e saj te forcat e errëta të Iluminatit”. Në dokumentarin që pritet të dalë së shpejti të titulluar “Gaga: Five Foot Two” këngëtarja tregon mes të tjerash se vuan nga një sëmundje e rëndë muskulore e njohur si “Fibromialgia”, për të cilën beson se i është shfaqur për shkak se ka lejuar Satanin të hyjë në shpirtin e saj përmes organizatës sekrete të Iluminatit.

Ajo tregon se gjithçka nisi në vitin 2006 në Nju Jork, teksa pas një performance i ishte afruar një person i moshuar që i kishte thënë se ishte perfekte për t’u bërë e famshme në favor të disa kushteve.

“Ishte një shfaqje e bukur dhe mora shumë duartrokitje. Isha duke pirë cigare dhe mendoja se doja përsëri kokainë, ose më mirë, doja më shumë nga gjithçka, kur erdhi një burrë i moshuar me kostum, dhe më pyeti: ‘Mendoj se ti ke gjithçka që duhet. A e do ti këtë?’. Unë e pyeta për çfarë e kishte fjalën. Ai buzëqeshi dhe tha: ‘Gjithçka, suksesin, famën, pushtetin, paratë. A dëshiron gjithçka?’ Unë fillimisht nuk e kuptoja por pasi u binda që ishte shumë i fuqishëm, u ula në gjunjë dhe e pyeta se kë duhet të adhuroj. E pashë në sy dhe i thashë se doja të kisha gjithçka, se do të bëja gjithçka për ta pasur.”

Ajo më tej shton se është penduar për kontratën e saj duke thënë se kërkon të ndërgjegjësojë të tjerë të mos bien nën këtë tundim.

You may also like ...