Header

Lady Gaga reagon mbi lajmet e shtatzënisë!

Superylli i muzikës pop, Lady Gaga, 38 vjeçe, u pa me barkun e saj të rrumbullakosur, teksa ka marrë pjesë në dasmën e motrës së saj Natali Germanott.

Të menjëhershme ishin lajmet se Lady Gaga është shtatzënë dhe ndaj tyre ka reaguar edhe vetë këngëtarja në rrjetin e saj social TikTok. “Nuk jam shtatzënë”, shkroi këngëtarja e “Bad Romance”, përkrah një video që publikoi duke u stërvitur.

Gaga në dasmën e motrës kishte veshur një fustan të zi dhe taka në të njëjtën ngjyrë. Ajo e ka kombinuar me një unazë diamanti, gjerdan me perla dhe një palë vathë të ngjashëm.

Lady Gaga dukej më e lumtur se kurrë teksa ndihmonte motrën e saj me fustanin e bardhë.

Kujtojmë që fansat e kanë parë Gagën të luajë edhe në filma të mëdhenj të Hollivudit, duke përfshirë “House of Gucci” dhe “A Star Is Born”.

You may also like ...