Header

Lady Gaga: Albumi i ri “Chromatica” publikohet në prill

Ajo vetëm pak ditë më parë solli projektin e ri muzikor “Stupid Love”, të cilin siç bëri të ditur e kishte xhiruar me Iphone 11 Pro në një shkretëtirë.

Dhe Lady Gaga nuk do ndalet me kaq, pasi ajo njoftoi dje në Twitter, fansat se albumi i saj i gjashtë “Chromatica” pritet të publikohet më 10 prill.Gaga, 33 vjeç, gjithashtu ndau një vepër arti nga albumi, një foto me një formë rozë për të cilën tha se nuk ishte kopertina e albumit por ishte thjesht një dhuratë për fansat e saj besnikë.“Kjo nuk është kopertina e albumit, por ne e bëmë që ju të shijoni diçka ndërkohë”, tha Gaga.

“Chromatica” do të vijë me 16 këngë, por deri më tani është lançuar vetëm njëra nga këto, projekti i fundit “Stupid Love”.Ky është albumi i gjashtë i Lady Gagas dhe pason pas atij “Joanne” të vitit 2016.Ajo ka nxjerrë gjithashtu Artpop (2013), Born This Way (2011), The Fame Monster (2009) dhe Fame (2008).

You may also like ...