Motrat Kardashian dhe Jenner prej vitesh kanë pushtuar botën e mediave sociale. Shpeshherë ato janë akuzuar nga miliona ndjekësit e tyre për promovimin e standarteve joreale të bukurisë.
Në të kaluarën ka patur raste kur imazhet e bukurosheve kanë marrë shumë kritika, pasi fansat kanë pikasur përdorimin e photoshop.
E lidhur me këtë temë Kylie Jenner është shprehur se ka hequr dore përfundimisht nga editimi i fotove në rrjetet sociale.
“Shoh kaq shumë vajza të reja që editojnë plotësisht fotot e tyre. Edhe unë e kam kaluar atë fazë por tani kam më shumë besim tek vetja”, është shprehur 25-vjeçarja gjatë episodit të radhës të “The Kardashians”.
Ndryshe nga themeluesja e “Kylie Cosmetics”, Khloé Kardashian vuri në dukje se komentet në rrjetet sociale kanë ndikuar në mungesën e vetëbesimit .
- Rekord shitjesh/ Kina fut në treg maskat e plazhit
- Johnny Depp nxjerr në shitje autoportretin e tij!