Kylie Jenner thuhet se ka nisur një romancë me Timothee Chalamet. Ylli i “The Kardashians” dhe aktori i “Call Me By Your Name” janë lidhur, edhe pse nuk është konfirmuar nga asnjëra palë. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar përdoruesit e rrjeteve sociale të ndajnë mendimet e tyre për ta.
Së fundmi ylli 25-vjeçar i “The Kardashians” u fotografua në shtëpinë e aktorit 27-vjeçar të nominuar për Oscar në Beverly Hills. Sipas burimeve, Kylie ka kaluar shumë kohë me të në rezidencë. Të dy u panë duke pushuar dhe relaksuar përreth ambienteve teksa po shijonin shëtitjet romantike në kopsht.
Sipas burimeve, të cilët e kanë ndjekur çiftin për javë të tëra, CEO i Kylie Cosmetics ka qëndruar në rezidencën e tij në Beverly Hills, Kaliforni, “më shumë se gjashtë ditë në javë”, madje duke shkaktuar spekulime se ata janë shpërngulur së bashku.
Kylie duket se ka një marrëdhënie të mirë me familjen e Timothée, pasi ajo u pa duke u shoqëruar me motrën e tij aktore 31-vjeçare Pauline Chalamet.
Kujtojmë që Jenner prej janarit është beqare pasi u nda nga babai i dy fëmijëve të saj, Travis Scott. Ndërkohë, Chalamet prej disa kohësh nuk ka qenë në lidhje romantike me një grua të famshme. E fundit publike ishte me Eiza Gonzalez në 2020.
- Kjo është diferenca ideale e moshës mes çifteve, sipas shkencës
- Pse nuk duhet të vishni pantallona të shkurtra në avion?