Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një mbledhje qeverie, në të cilën është marrë vendimi për të hequr taksën për lëndën e parë ndaj Serbisë.
Në këtë mbledhje nuk merrnin pjesë ministrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mediat kosovare shkruajnë se Qeveria Kurti ka hequr tarifën për lëndën e parë ndaj mallrave të Serbisë, duke shfrytëzuar votën e Xhelal Sveçlës.
Gjatë votimit, Lista Serbe ka abstenuar, kurse LDK-ja nuk ka marrë pjesë në votim.
Në një nga pikat e vendimit të Qeverisë thuhet se deri me 1 prill 2020, Qeveria do të nxjerrë vendim për të shfuqizuar vendimet e 21 nëntorit 2018, dhe për të vendosur masa të reciprocitetit të plotë në marrëdhëniet me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën në të gjitha çështjet.