Header

Kurorëzimi i Charles/ Sot përfundojnë festimet , çfarë u kërkohet qytetarëve të bëjnë, po familjes mbretërore?

Pas dy ditësh festimesh, duke filluar të shtunën me kurorëzimin e Karlit në Westminster Abbey dhe më pas të dielën me festime në rrugë dhe koncertin e madh për nder të mbretit britanik, sot është një ditë kushtuar vullnetarizmit.

Më shumë se 50,000 ngjarje janë planifikuar për sot nga më shumë se 1,500 organizata që marrin pjesë në “Big Help Out”.

Mbreti Karl dhe Kamila janë gjithashtu në ngjarjet sot

Mbreti Karl dhe gruaja e tij Kamila nuk do të ofrojnë shërbimet e tyre, por anëtarë të tjerë të familjes mbretërore pritet të marrin pjesë në ngjarje.

Princi Uilliam dhe gruaja e tij Kate do të vizitojnë skautët, dhe Princi Edward, vëllai i mbretit dhe gruaja e tij Sophie udhëtuan për në Reading për të vizituar një organizatë që trajnon qen udhërrëfyes për personat me shikim të dëmtuar.

Tetë muaj pas ngjitjes në fron pas vdekjes së nënës së tij Elizabeth II, 74-vjeçari Karl III u kurorëzua në Westminster Abbey të shtunën para 2300 të ftuarve, së bashku me gruan e tij, Kamila 75-vjeçare.

Kjo ishte ceremonia e parë e kurorëzimit që u mbajt në Britani për 70 vjet, që nga kurorëzimi i Elizabeth në 1953. Më shumë se 14 milionë shikues televiziv, shumë më pak se ata që kishin parë funeralin e Elizabeth, e ndoqën ceremoninë drejtpërdrejt në BBC.

Kritika për arrestimet në kurorëzimin e Charles

Më shumë se 70% e britanikëve thanë se nuk kishin në plan të merrnin pjesë në ndonjë ngjarje në fundjavë, sipas një sondazhi të YouGov. Karli është më pak i popullarizuar se nëna e tij, me rreth 15% të britanikëve që besojnë se monarkia duhet të shfuqizohet.

Përveç kësaj, anti-monarkistët demonstruan të shtunën në Londër, Skoci dhe Uells. Gjashtë anëtarë të lëvizjes Republikë kundër monarkisë, përfshirë liderin e saj Graham Smith, u arrestuan nga policia mëngjesin e së shtunës, një ngjarje që ngjalli reagime të ashpra. Ata u liruan të njëjtën natë.

Duke folur për BBC sot, Smith kritikoi legjislacionin e futur në fuqi javën e kaluar, i cili i jep policisë më shumë kompetenca për të arrestuar njerëzit që ata besojnë se dëshirojnë të shkaktojnë “telashe serioze” në rendin publik.

“Ata na arrestuan në bazë të ligjit që u miratua me nxitim javën e kaluar, i cili u jep atyre fuqinë të na arrestojnë me çdo pretekst të pakuptimtë”, tha ai. “Ky ligj do të thotë që ne nuk kemi më të drejtë të protestojmë në këtë vend, kemi të drejtë të protestojmë vetëm me miratimin e policisë dhe politikanëve”, shtoi ai.

Në total, policia e Londrës bëri 64 arrestime në ditën e kurorëzimit të mbretit. Aktivistët e klimës ishin mes të arrestuarve.

You may also like ...