Kostumi i bardhë me tre pjesë: jelek, xhaketë dhe pantallona i veshur nga John Travolta në “Saturday Night Fever” u shit për 260 mijë dollarë në një ankand në Kaliforni.
Kostumi monokromatik doli në ankand si pjesë e shitjes ‘Hollywood: Classic & Contemporary’ organizuar nga Julien’s Auctions dhe Turner Classic Movies (TCM) gjatë fundjavës.
Në vitin 1977, Travolta luajti Tony Manero-n, një të ri italo-amerikan nga Brooklyn, i cili përpiqet t’u shpëtojë realiteteve të jetës së tij duke dominuar në pistën e vallëzimit në diskotekë. Filmi hit ndihmoi në popullarizimin e muzikës disko në mbarë botën dhe Travolta mori një nominim për Oscar për aktorin më të mirë për performancën e tij.
Sipas organizatorëve të ankandit, kostumi poliestër i veshur nga Travolta në skenën e famshme të konkursit të kërcimit të filmit është vetëm njëri nga dy të përdorurit gjatë prodhimit të filmit.
Listimi e përshkroi kostumin si ‘një nga ikonikët në historinë e kinemasë’ dhe shtoi se ai vjen me letra autenticiteti nga Paramount Studios dhe vetë Travolta.
- “Luftë” në rrjete sociale, Efi “fundoset”, ndërsa Dea në vend të parë
- Hyjnë në fuqi rregullat e patentave: Rinovim çdo 15 vjet, kartoni ndërrohet 4 herë!