Lidhur me krizën politike krahas asa të koronavirusit në Kosovë, ambasadat e SHBA, BE dhe Britanisë i kanë bërë thirrje liderëve politikë dhe institucionalë që t’i japin përparësi luftës ndaj COVID- 10 dhe jo asaj politike.Në deklaratë nënvizohet se në këto momente kritike duhet të ruhet dhe sigurohet funksionaltiteti i qeverisë dhe institucioneve.Deklaratë nga Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, 24 Mars 2020.
‘Në këtë kohë të vështirë, ne u bëjmë thirrje të gjithë liderëve institucionalë dhe politikë që të përqëndrohen në COVID-19 duke respektuar dispozitat e Kushtetutës dhe fuqitë që u janë dhënë atyre përmes Kushtetutës. Ne i nxisim ata të ruajnë dhe sigurojnë integritetin dhe funksionalitetin e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës në këtë moment kritik dhe të japin përparësi në luftën kundër COVID-19 në Kosovë mbi politikën, duke përmendur që vendet tona kanë marrë të gjitha masa të jashtëzakonshme në këtë drejtim.’
- Paralajmërimi i OBSH: SHBA mund të jetë epiqendra e ardhshme e COVID-19
- Ministrat e BE-së thonë “po“ për negociatat