Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurt 2020, ta shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Presidenti Thaçi e ka marrë këtë vendim në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për artisten Nexhmije Pagarusha, e cila i dha vlera të përjetshme kulturës dhe artit tonë kombëta.
Në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.
Ndërkohë, ashtu siç edhe është bërë e ditur nga familjarët e të ndjerës, kanë nisur në orët e para të mëngjesit të së shtunës homazhet për ikonën e muzikës.
Homazhet gjatë ditës së sotme do të zgjasin deri në orën 17:00.
Ndërkohë, varrimi i së ndjerës bëhet të dielën e datë 9 shkurt në orën 14:30 në fshatin Pagarushë të Malishevës, me amanetin e fundit të saj – varrimin në vendlindje dhe pa praninë e mediave.