Teksa për Ditën e Verës ishte parashikuar që të mbahej një koncert në Tiranë nga këngëtari i njohur Maluma, me masat e mara për koronavirusin në Shqipëri,mësohet se koncerti i tij është shtyrë për një moment tjetër. Pas konfirmimit të dy rasteve të para Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka njoftuar anulimin e festimeve për Ditën e Verës në Elbasan dhe eleminimin e takimeve, tubimeve masive.
“Çdo gjë sipas udhëzimeve te qeverisë. Higjienë, kujdes në arka e sportele dhe anulim i aktiviteteve që kishim për Ditën e Verës Elbasan e eliminim mbledhje e takime/trajnime masive si dhe kontroll me i përforcuar ekipit për simptoma te ndryshme. Si një drejtori e madhe shërbimesh me shume kontakt shkresor e fizik me qytetaret do behet kujdes i shtuar me higjienën”, thuhet në njoftim.
Prej tij konfirmohet edhe shtyrja e koncertit të parashikuar për tu mbajtur në Tiranë nga këngëtari Maluma.