Header

Konfirmohet romanca e Shakirës me Hamilton!

Revista People ka konfirmuar lidhjen mes Leëis Hamilton dhe Shakira. Spekulimet për lidhjen e tyre kanë qarkulluar që kur janë parë së bashku në Grand Prix të Miami. Kjo marrëdhënie e papritur mes artistes 46-vjeçare kolumbiane dhe pilotit 38-vjeçar të Formula 1 ka tërhequr vëmendjen e botës së famshme.

Revista People ka kryer një hetim dhe ka konfirmuar se ata vërtet janë në lidhje. Sipas revistës, lidhja e tyre karakterizohet nga një dinamikë “argëtuese dhe flirtuese”, dhe aktualisht janë në proces njohjeje. Thashethemet erdhën nga takimi i tyre në Miami gjatë GP. Fillimisht Shakira është parë me Tom Cruise, por më vonë qarkulluan foto me Hamilton.

Media “Page Six” ishte e para që raportoi këtë zhvillim. Edhe pse fillimisht dukej thjesht si spekulime, ata u panë së bashku në Çmimin e Madh të F1 në Barcelonë. Pas garës ata dolën për darkë dhe madje shpërndanë një foto së bashku në rrjetet sociale. Një detaj veçanërisht i rëndësishëm që nxit dyshimet për një romancë është mënyra se si Hamilton e përqafon Shakirën nga pas, duke e mbajtur për bel.

Ata u panë sërish bashkë më 10 maj, vetëm tre ditë pas Çmimit të Madh të Miami. Për më tepër, Hamilton la të kuptohet për interesimin e tij për një partner latin në një intervistë të fundit, duke thënë, “Më duhet të gjej një latine”.

Kjo referencë e qartë për Shakirën ka emocionuar fansat e tij. Edhe pse ata nuk e kanë adresuar publikisht lidhjen e tyre në rrjetet sociale, të gjitha shenjat tregojnë se ata janë bashkë. Përveç kësaj, ata ndajnë disa hobi, të tilla si luajtja e kitarës, pianos dhe surfimi.

You may also like ...