Header

Koncerti i Taylor Swift shkakton një “tërmet” 2.3 ballë

Koncertet e turneut “Eras” të Taylor Swift në Lumen Field të Seattle më 22 dhe 23 korrik shkaktuan aktivitet sizmik të barabartë me një tërmet me magnitudë 2.3 ballë.

Fansat e Swift në Seattle blen biletat për të dyja netët, me 72,171 vende të zëna në koncertin e së shtunës, duke thyer rekordin prej 70,000 të vendosur nga U2 në 2011.

Koncertet dihet se shkaktojnë herë pas here dridhje të mirëfillta, të tilla si Foo Fighters në Zelandën e Re në 2011, i cili u ndoq nga 50,000 fansa, dhe një koncert i Garth Brooks në 2022 në Universitetin Shtetëror të Luizianës në Baton Rouge.

“Eras Tour” i Swift është një nga më të shtrenjtët ndonjëherë, që vlerësohet të ketë kushtuar 100 milionë dollarë ose më shumë.

Pollstar vlerëson se të ardhurat nga “The Eras Tour” mund të arrijnë në 1.3 miliardë dollarë.

Për shumicën e koncerteve, kostot janë më shumë se dyfishuar, me çmimin mesatar të një bilete koncerti në SeatGeek, duke u rritur nga 125 dollarë (2019) në 252 dollarë. Sigurisht, asgjë nuk e kalon furinë e krijuar nga kërkesa dhe rishitja e biletave për Eras Tour.

Mesa duket shumë fansa të Taylor Swift në Amerikë janë ende përballë “dilemës” që të paguajnë qiranë në kohë, apo të shijojnë spektaklin spektakolar të yllit të popit.

You may also like ...