Header

Klea Huta dhe Elgit Doda realizojnë dasmën në qershor, detajet e para

Edhe pse kanë vite në krahët e njëri-tjetrit dhe janë bekuar me një djalë, Klea Huta dhe Elgit Doda nuk kanë bërë ende dasmën.

Ata janë martuar zyrtarisht me letra, kanë realizuar edhe një set fotografik në Marok, por dasmën ende nuk e kanë realizuar.

 

Një vit më parë në ditëlindjen e djalit të tyre, Krid, Elgiti i propozoi për martesë Kleas.

Tani një vit më pas sërish në ditëlindje  e tij, ata kanë vendosur që të realizojnë dasmën.

Pra, në 4 qershor.

Kështu thotë njoftimi zyrtar për dasmën e tyre, të cilin e ka postuar pak më parë gazetari Ervin Kurti në Instagram, ndërsa ka formën e një faqeje gazete dhe bashkangjitur një fotoje të tyre, shfaqet data e ceremonisë dhe vendi, në jugun e Shqipërisë.

You may also like ...