Header

Beteja e Kate Middleton kundër kancerit po bëhet gjithnjë e më e vështirë

Beteja e Kate Middletonit me kancerin po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Sipas Radar Online, princesha e Uellsit vuan nga lodhja, vjellja dhe efektet e tjera anësore të kimioterapisë parandaluese.

Pavarësisht kësaj, Kate po përpiqet të jetë e fortë dhe e guximshme përballë fëmijëve të saj, pasi nuk dëshiron që George, Charlotte dhe Louisi të shqetësohen.

Princesha po bën “përpjekje të mëdha për të fshehur” shqetësimet që ndjen “sidomos nga fëmijët”. “Për fat të keq, megjithatë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë”.

Megjithatë ajo po i merr trajtimet si një “luftëtare”, duke marrë gjithë kohën që i duhet për të pushuar dhe rikuperuar.

Në këtë luftë, megjithatë, Kate nuk është e vetmja. Princi William po bën gjithçka që mundet për babanë dhe gruan e tij, shtoi burimi i Radar Online, duke zbuluar se ai e di se çfarë do të thotë të humbasësh një nënë në një moshë të re pas vdekjes së Princeshës Diana në 1997, pas një aksidenti automobilistik në Parisi.

“Ai po përpiqet të jetë shkëmbi i saj duke u kujdesur për fëmijët dhe duke vazhduar të kryejë detyrat zyrtare. Ky është një territor i paeksploruar për të dy”.

You may also like ...