Duket se një lajm i ëmbël po vjen nga showbizi në këto ditë të nxehta. Një nga këngëtarët shqiptarë më të dashur nga publiku, Klajd Haruni do të bëhet baba për herë të parë. Ishte një foto e publikuar nga vetë këngëtari ajo që shtoi dyshimet.
Pak kohë më parë ai publikoi një foto me kurriz të partneres, nga pushimet e tyre në Maldive, ku u kujdes që mos t’ia tregonte portretin. Ky veprim i shtoi edhe më shumë zërat që qarkullojnë se çifti së shpejti do të bëhen me fëmijë. Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga këngëtari pë këto lajme.