Modelja e njohur Ashely Graham ka zbuluar se ajo e ka lindur fëmijën e saj në kushte shtëpie.
32-vjeçarja ka rrëfyer për herë të parë se kishte frikë dhe ankth të shkonte në spital, ndaj e ka lindur djalin e saj në shtëpi, sigurisht nën mbikëqyrjen e një stafi të madh mjekësor.
Ashley ka treguar se lindja është kryer në ujë, një nga metodat më të reja dhe gjithçka ka shkuar mjaft mirë.
Nëna e saj ka nxjerr edhe pamjet, ku tregon të birin, Isaac veshur me një bluzë ku shkruhet: “Lindur në shtëpi”. Vogëlushi ka ardhur në jetë në muajin janar dhe gëzon shëndet të plotë.
- Ndalohet edhe ecja në këmbë, Rama merr masat drastike: Do merrni gjoba
- E mrekullueshme! ‘Laj duart’ shkruhet në qiell (VIDEO)