Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë akomë ndër çiftet më të komentuara nga publiku.
Ata vazhdojnë të marrin vëmendje çdo ditë e të përfliten për secilin veprim të tyre.
Së fundmi artisti shkodran ka ndarë një video në Instagram, ku tregon se së shpejti do të lansojë projektin e ri, që i dedikohet sërish Kiarës.
Ai ka postuar një video romantike, ku shfaqet krah moderatores dhe ka zbuluar se kënga e re do ketë vargjet: “Kiara, shpirtin ty ta fala dhe më doli fjala, Ti e di je thesari im, Kiara, shpirtin ty ta fala”.
Videon e ka publikuar edhe Kiara, e cila është shprehur e emocionuar për këtë dedikim dhe i uron çdo gruaje të ketë një Luiz.
“Faleminderit që më bën të lumtur, çdo ditë. I uroj çdo gruaje një Luiz në jetën e tyre. E jotja përgjithmonë”, shkruan Kiara.
- Pavarësisht polemikave, Katy Perry rikthehet në rolin e gjyqtares në “American Idol”
- Nuk ka më dyshime! Beniada Nishani është single!