Header

Këngëtarja turke dënohet me 10 muaj burg për ‘nxitje të urrejtjes’

Një gjykatë turke e dënoi yllin e popit Gulsen me dhjetë muaj burg me kusht, për nxitje të urrejtjes dhe armiqësisë për një koment që ajo bëri në skenë për institucionet arsimore fetare.
Kantautorja, emri i plotë i së cilës është Gülsen Çolako?lu, u burgos shkurtimisht vitin e kaluar në gusht, pasi një video e komenteve të saj, të cilat ajo i kishte bërë katër muaj më parë, u shfaq në një faqe interneti gazete pro-qeveritare.

“Ai ndoqi shkollën e Imam Hatipit. Andej i vjen çoroditja e tij”, thotë Gulsen me një ton gazmor në video, duke iu referuar një muzikanti në grupin e saj.

Ajo kishte thënë se bëri një shaka me kolegët gjatë një shfaqjeje në prill dhe kërkoi falje nëse ofendoi dikë, duke shtuar se fjalët e saj u përdorën nga disa për të polarizuar shoqërinë. Këngëtarja u lirua disa ditë më vonë pasi u ndalua me akuzën e nxitjes së urrejtjes.

Një gjykatë e Stambollit dënoi sot Gulsen me 10 muaj burg të kushtëzuar, raporton Anadolu. Dënimi me kusht do të thotë se Gulsen nuk do të shkojë në burg nëse nuk dënohet për një akuzë tjetër brenda pesë viteve.

You may also like ...