Header

Këngëtari i famshëm kryen vetëvrasje në moshën 33-vjeçare

Ylli i muzikës K-pop, Choi Sung-bong ka kryer vetëvrasje në moshën 33-vjeçare. Këngëtari i famshëm u pa nga policia në shtëpinë e tij në lagjen Yeoksam-dong të Seulit në orën 9:41 të mëngjesit të së martës.

Sung-bong u bë i famshëm në konkursin ‘Korea’s Got Talent’ në vitin 2011 kur fitoi vendin e dytë, përpara se të nënshkruante një marrëveshje me labelin ‘Bong Bong’.

Para vdekjes së tij, ai la një mesazh në kanalin e tij në YouTube, i cili nuk është më i disponueshëm, ku thoshte: “Përshëndetje, unë jam Choi Sung Bong. Arsyeja pse po e shkruaj këtë është për t’u dërguar një letër fansave të mi për herë të fundit në jetën time. Nëse jeni në gjendje ta shihni këtë, do të thotë se unë tashmë jam i vdekur”.

Më tej shtonte: “Unë sinqerisht u kërkoj falje atyre që vuajtën për shkak të marrëzisë sime. Me vjen keq. I ktheva të gjitha donacionet që më janë dhënë në dy vitet e fundit. Tani dua të paguaj mëkatet e mia me jetën time”.

Mendoj se durova mjaftueshëm. Me harroni. Dhe shpresoj që të gjithë të jenë të lumtur me jetën e tyre. Mirupafshim”, theksoi ai në fund.

You may also like ...