Header

Këngë politike, Izraelit mund të përjashtohet nga “Eurovision 2024”

Organizatorët e Eurovizionit thuhet se po kundërshtojnë këngën që Izraeli shpreson të dërgojë në konkurs më vonë këtë vit, duke e hedhur poshtë tekstin e saj si shumë politik.

Ky supozim u bë pas zbulimit të titullit të këngës, i cili është “October Rain”, që në shqip përkthehet si “Shiu i Tetorit” që mund t’i referohet masakrës së Hamasit të 7 tetorit në Izraelin jugor.

Sipas burimeve, EBU beson se kënga është shumë politike, pasi rregullat zyrtare të konkursit ndalojnë çdo deklaratë politike gjatë konkursit.

Kjo paraqet një shkelje të rregullave të konkursit nga ana e një transmetuesi pjesëmarrës dhe çon në mundësinë që Izraeli të skualifikohet.

Ndërsa, transmetuesi i Eurovisionit në Izrael, KAN, menjëherë mblodhi një këshill për të diskutuar skualifikimin e mundshëm.

Transmetuesi izraelit u shpreh: “Nuk do të ndryshojmë as tekstin as këngën, edhe nëse kjo do të thotë që Izraeli nuk do të marrë pjesë në Eurovision këtë vit”.

Kujtojmë se disa aktivistë më herët kanë bërë thirrje për të ndaluar Izraelin nga Eurovizioni këtë vit për shkak të luftës në vazhdim.

You may also like ...