Header

Kënga e Taylor Swift thyen rekordin historik në nominimet për Grammy

Taylor Swift theu rekordin e numrit të nominimeve për çmimet Grammy me këngën ‘Anti-Hero’, sipas listës së publikuar të premten.

Në listën e shkurtër të të nominuarve për këngën më të mirë, ‘Anti-Hero’ shfaqet shtatë herë, duke mposhtur këngëtarët legjendarë Paul Mçartney dhe Lionel Richie. Deri më tani ata ndanin rekordin për numrin e nominimeve me nga gjashtë për një këngë.

Swift është nominuar në të dy kategoritë ‘Albumi’ dhe ‘Record of the Year’ së bashku me Olivia Rodrigo, Miley Cyrus dhe SZA.

Të tjerë të nominuar për këngën e vitit janë Lana Del Rey dhe Dua Lipa.

Çmimet do të jepen më 4 shkurt 2024 në Los Angeles.

Këtë vit ishte më e vështirë të bëheshe pjesë në listën e ngushtë të të nominuarve, sepse organizatorët e shkurtuan numrin e nominimeve për kategori nga 10 në tetë.

You may also like ...