Header

Kendall Jenner dhe Bad Bunny hedhin poshtë thashethemet për ndarje

Kendall Jenner dhe Bad Bunny janë çifti më “hot” në Amerikë dhe çdo lëvizje e modeles Kendall Jenner dhe partnerit të saj aktual Bad Bunny po ndiqet nga mediat. Ata të dy dolën për darkë në Beverly Hills dhe u kapën mes thashethemeve për një ndarje, diçka që, me sa pamë, duket se është hedhur poshtë.

Kendall, siç shihet edhe në foto, nuk u gëzua shumë për kapjen nga mediat dhe u përpoq të mbulonte fytyrën nga kamerat e paparacëve që të mos prishnin takimin e tyre romantik.

Modelja kishte veshur xhinse, një bluzë të bardhë dhe një xhaketë lëkure.

Siguen juntos! Bad Bunny y Kendall Jenner cenan en Beverly Hills | People  en Español

Çifti u pa sërish në publik pothuajse një muaj pasi morën pjesë në ndeshjen e playoff-it Los Angeles Lakers-Golden State Warriors. Në prill, ata u panë gjithashtu së bashku teksa po shijonin festivalin e njohur Coachella. Në këtë ngjarje, Benito Antonio Martinez Ocasio – emri i vërtetë i këngëtarit – performoi në skenën kryesore në Los Angeles.

You may also like ...