“I Kissed A Girl” një nga hitet më ikonike të këngëtares Katy Perry mbushi 16 vite dhe këngëtarja ka zbuluar se kujt i dedikohet kënga.
“I Kissed A Girl” fillimisht u publikua më 28 Prill 2008 dhe që atëherë ka qenë një element kryesor i kërcimit në mbarë botën. Megjithatë, shumë fansa nuk e kanë idenë se një yll i madh i Holliwood-it ishte frymëzimi i këngës për Katy-n.
Katy Perry ka zbuluar se ylli i Hollywood-it, Scarlett Johansson ishte frymëzimi pas hitit të saj të mrekullueshëm.
Ajo u shpreh se si po shfletonte faqet e një reviste kur pa një foto të aktores dhe menjëherë i tha të dashurit të saj në atë kohë se si do të donte të dilte me të.
“I Kissed a Girl” u frymëzua kur hapa një revistë dhe pashë një foto të Scarlett Johansson. Unë isha me të dashurin tim në atë kohë dhe i thashë: “Nuk do të gënjej: Nëse Scarlett Johansson hynte në dhomë dhe donte të dilte me mua, unë do të dilja me të.” tha Katy Perry.
- Meghan Markle nuk do ta shoqërojë Princ Harry-n në Mbretërinë e Bashkuar
- Rolling Stones nis turneun në SHBA