Header

Kate Middleton kërkon ndjesë publike!

Pasi u zhduk nga syri publik pas operacionit, Kate Middleton, Princesha e Uellsit, më në fund ka bërë një deklaratë dhe ka kërkuar falje për mungesën e saj. Ajo nuk është parë në publik që nga dita e Krishtlindjeve, por që nga mesi i janarit ka qenë me interes të veçantë për shkak të operacionit, duke lënë fansat dhe mediat të spekulojnë shumë për shëndetin e mbretëreshës së ardhshme të Anglisë.

Middleton i ishte nënshtruar një operacioni të planifikuar për një problem abdominal dhe tani ajo ka ritheksuar se gjithçka është mirë dhe vazhdon rikuperimin.

“Princesha e Uellsit vlerëson interesin që do të gjenerojë kjo deklaratë”, thuhet në një njoftim për shtyp nga Pallati Kensington. “Ajo shpreson që publiku ta kuptojë dëshirën e saj për të ruajtur sa më shumë normalitet për fëmijët e saj; dhe dëshirën e saj që informacioni i saj personal mjekësor të mbetet privat.

“Pallati Kensington, do të ofrojë përditësime mbi përparimin e Lartësisë së Saj Mbretërore vetëm kur të ketë informacione të reja të rëndësishme për të ndarë.

“Princesha e Uellsit dëshiron t’u kërkojë falje të gjithë të interesuarve për faktin se ajo duhet të shtyjë angazhimet e saj të ardhshme. Ajo pret të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur.”

You may also like ...